Botë

Shqipëri: Shënohen 17 raste të reja me virusin Korona

11.04.2020 19:00

Eshtë rritur sërish numri i të infektuarve me Covid 19 në shqipëri...

17 rasteve të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, kundrejt 7 rasteve të një dite më parë. Të prekur janë gjithsej 433 persona, nga të cilët 60 janë të shtruar në spital.

Një vatër e re infeksioni është regjistruar në Durrës, ndërsa Tirana mban vendin e parë për numrin e të prekurve, me 209 raste.

Në total kanë humbur jetën 23 pacientë me sëmundje të shumta shoqëruese.

LULJETA NDOKA