FMN mbështet RMV- në: Mbi 176 milion euro për përballje me Covid - 19
Fondi monetar ndërkombëtar miratoi mbështetjen financiare prej 176.5 milionë euro për të ballafaquar...

Fondi monetar ndërkombëtar miratoi mbështetjen financiare prej 176.5 milionë euro për të ballafaquar me pasojat të cilat po i shkakton pandemija në ekonominë e vendit tonë. Me paratë të siguruara nëpërmjet instrumentit për financim të shpejtë do të mbështeten masat për stabilitet shëndetësor dhe makroekonomik si dhe për plotsimin e nevojave të bilancit pagesor. Autoritet në vend e mirëpresin këtë ndihmë, thonë se keto mjete janë dyfishi nga ajo që kanë pritur, me normë të ulët të interesit dhe me afat të të pagesës në 5 vite. Sipas guveranatorës së Bankës Popullore mjetet financiare nga FMN do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative në ekonomine e vendit tonë si dhe do të jepë ndihmë shtesë në stabilitetit makroekonomik.
“Kjo ndihmë financiarë për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme, si për implementimin e masave fiskale ashtu edhe për sigurimin e ritjes së metejmë të potencialit devizor në shtetin tonë gjegjësisht për rritjen e nivelit të rezarvave devizore. Në këtë mënyrë krijohet mundësi për realizim më relaksues të politikës monetare dhe për të siguruar kushte lehtësuese financiare për kreditimin e kompanive të dëmtuara dhe qytetarëve”, u shpreh guveranatorja e Bankës Popullore Angelovska Bezhovska.
Ministrja e financave Nina Angellovska thotë se është e nevojshme që të futen para në ekonomi. Me qëllim që të stimulohen aktivitetet ekonomike dhe të ruhen vendet e punës presim që në muajt në vazhdim të sigurohen mjete shtesë.
“Është i një rëndësie të veqantë ky injkecion likuid i cili vjen në fillimin e muajit prill, në kohën e vërtëte para pikut të krizës shëndetësore e cila pritet në fund të muajit. Së shpejti gjatë muajit maj priten që të përfitohen edhe mjete të tjera për të cilat po negociojmë me Bankën Botërore dhe BE-në. Në të njejtën kohë me kujdes po e ndjekim edhe tregun e kapitalit i cili pritet që së shpejti të stabilizohet, dhe për atë arsye do të fillojmë procedurën për lëshimin e euroobligacionit”, theksoi Ministrja e financave Nina Angellovska.
Nga FMN shtojnë se pikëpamjet ekonomike të Maqedonisë së Veriut u përkeqësuan dukshëm si rezultat i pandemisë dhe për atë arsye pritet që BPV-ja të ulet për 4 për qind në vitin 2020, si rezultat i rënies së kërkesës vendore dhe të jashtme. Por autoritetet sipas FMN- së, janë përgjigjur në kohë me politika të targetuara fiskale për të ballafaquar me goditjen ekonomike dhe sociale nga kriza.
GAZMEND KURTISHI
