Maqedoni

Mot i ndryshueshëm me vranësira, me erë mesatare të përforcuar juglindore

12.04.2020 12:04

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me erë të matur deri të përforcuar nga drejtimi juglindor...

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me erë të matur deri të përforcuar nga drejtimi juglindor, posaçërisht gjatë Vardarit.

Pasdite kryesisht në pjesët jugore dhe perëndimore do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 15 deri 22 gradë.

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla, pasdite i ndryshueshëm dhe me shi.

Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 5 gradë, ndërsa e ditës deri 22 gradë.

Nesër do të përqendrohet mot i thatë dhe i ngrohtë me rritje të kohëpaskohshme të vranësirave.

Nën ndikimin e valës së re të lagësht, të martën do të jetë mot me vranësira me reshje të shiut, posaçërisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, i cili nga fundi i ditës do të ndryshojë drejtimin në verior dhe gjatë natës drejt të mërkurës do të kushtëzojë reshje të borës përveç në male të ketë edhe në disa vise më të larta.

Të mërkurën do të jetë kryesisht mot i thatë, por me erë dhe më i freskët. Më pas pason periudha e motit me diell me rritje të temperaturave ditore./mia