Komunikacioni i matur nëpër rrugë të thata
Komunikacioni në rrugët e vendit jashtë mjediseve urbane është i matur dhe me intensitet mesatar...

Komunikacioni në rrugët e vendit jashtë mjediseve urbane është i matur dhe me intensitet mesatar, si dhe po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Për shtetasit e vendit mbeten të mbyllura të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi.
Të mbyllura janë edhe vendkalimet kufitare për hyrje në vend për shtetas të huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për automjete ngarkuese tranzitore, për përfaqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje adekuate nga ana e MPB-së, ndërsa pas mendimit paraprak nga ana e Shtabit të përgjithshëm koordinues.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim jashtëzakonisht të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht nëpër gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo posaçërisht i referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./mia
