Botë

Papa u bëri thirrje njerëzve në botë të mos dorëzohen nga frika

12.04.2020 12:57

Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve, gjatë meshës së Pashkëve në kishën e zbrazët “Shën Pjetri”...

Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve, gjatë meshës së Pashkëve në kishën e zbrazët “Shën Pjetri” të “mos dorëzohen nga frika” dhe të fokusohen në “porositë e shpresës”.

Në meshë, që zakonisht zhvillohet në kishë plot me njerëz, pati vetëm disa, rreth njëzet, përfshirë disa ndihmës dhe korin, më të vogël se zakonisht.

Në kishat në mbarë botën, shërbesat e djeshme u mbajtën në kisha të zbrazëta dhe u transmetuan përmes televizionit apo internetit./mia