Maqedoni

Strugë, 10 raste të reja me të prekur nga virusi Korona

12.04.2020 15:22

Është rënduar bilanci i të infektuarve me Covid-19 në Strugë...

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të reja, 9 prej të cilëve janë një familje e tërë. Në total, numri i të prekurve në qytet dhe rrethinë është 43, përfshirë edhe 6 viktimat.

Qytetarët të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit, janë në izolim shtëpiak. Ndërsa testimi i qytetarëve të tjerë ka vazhduar.

Ndërkohë, ka vazhduar edhe dezinfektimi dhe larja e rrugëve dhe institucioneve lokale. Ora policore për ndalesë të lëvizjes së lirë po respektohet.

Nga autoritetet lokale bëhet apel i vazhdueshëm deri tek të gjithë qytetarët, që të respektojnë rekomandimet e dhëna, të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruajnë distancën sociale, me qëllim që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve.