Papa Françesku, për shkak të Kovid-19, anuloi meshën e Pashkëve
Edhe Papa Françesku, për shkak të virusit Korona, ka anuluar meshën tradicionale të së dielës së Pashkëve...

Edhe Papa Françesku, për shkak të virusit Korona, ka anuluar meshën tradicionale të së dielës së Pashkëve, një ngjarje që rëndom mbush Vatikanin me rreth 80 mijë besimtarë katolik.
Kreu i kishës katolike kësaj radhe ka dhënë mesazhin e tij përmes platformave online.
“Mos kini frikë, mos iu dorëzoni frikës: ky është mesazh i shpresës. Po na adresohet neve sot”,- ka thënë Papa.
Ai po ashtu u ka kërkuar njerëzve që të jenë “përcjellës të jetës në kohë të vdekjes”.
Autoritetet u kanë bërë thirrje besimtarëve në shumë shtete që të përdorin shërbimet e videove për të festuar Pashkët, duke paralajmëruar se virusi vdekjeprurës mund të shpërndahet nga ata që shkelin izolimin dhe distancimin fizik.
Sipas të dhënave të Universitetit “Jonson Hopkins", 1.77 milion banorë janë infektuar dhe 108 mijë e 880 kanë vdekur si pasojë e përhapjes së virusit Korona në të gjithë botën.
ShBA-të kanë numrin më të madh të personave të prekur, pasi janë regjistruar 533 mijë e 115, pasuar nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
Po ashtu, SHBA-të deri më tani kanë numrin më të madh të personave të vdekur, që arrin në 20 mijë e 580, e ndjekur nga Italia me 19 mijë e 468 persona të vdekur.
