Transporti i mallrave, prej të hënën korridore të gjelbra në kufi
Prej të hënës fillon aplikimi i konceptit të korridorit të gjelbër për kalimin e kufirit nga ana e transportuesve...

Prej të hënës fillon aplikimi i konceptit të korridorit të gjelbër për kalimin e kufirit nga ana e transportuesve, pasi CEFTA e ka miratuar listën e produkteve që duhet t’u jepet prioritet kur bëhet fjalë për transportin tejkufitare me qëllim të furnizimit të mjaftueshëm me produkte ushqimore dhe medicinale, në rrethana kur janë mbyllur kufijtë për shkak të frikës nga përhapja e virusit Korona.
Mbyllja e kufijve i shqetësoi bujqit, por edhe furnizuesit, por zgjidhja shihet te vendimi i CEFTA-s që t’u jepet prioritet transportit të produkteve ushqimore dhe prodhimeve medicinale të cilat prej të hënës do t’i shfrytëzojnë korridoret e gjelbra.
Korridoret e gjelbra nënkuptojnë përshpejtim të procedurës administrative dhe kontrolleve shëndetësore në vendkalimet kufitare, gjatë transportit të produkteve të lartpërmendura.
Për hapjen e korridorit të gjelbër janë dakorduar të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.
SEDAT SELIMI
