Në RMV, 68 raste të reja me Kovid-19. Filipçe: Masat restriktive mund të zbuten në maj. Epidemiologët: Jemi në fazën e rritjes së numri me Kovid-19
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 68 raste me Kovid-19, informon Ministria e Shëndetësisë...

Më së shumti të infektuar ka në Kumanovë, atje kanë rezultuar 18 teste pozitive, Shkupi ka 15, Prilepi 14 dhe Struga 10.
Në Klinikën Infektive dhe në Spitalin “8 shtatori”, 14 të hospitalizuar janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë në aparat për frymëmarrje.
Kulmi i përhapjes së virusit Korona në vend pritet në fund të muajit prill, prandaj edhe vikendin e ardhshëm do të kemi karantinë 61-orëshe, paralajmëron ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Masat restriktive mund të hiqen në fillim ose nga mesi i majit, thotë ministri i cili sqaron se megjithatë nuk mund të pritet heqje e plotë e masave.
“Nëse pikun e sëmundjes e presim në fund të prillit, atëherë ajo se si do të organizohen lëvizjet gjatë vikendit edhe javën e ardhshme kur janë pashkët, me siguri do të ketë masa restriktive ashtu si edhe këtë javë. Më pas do të flasim për vikendet e ardhshme nëse do të ketë apo jo ndryshime. Lidhur me atë se si do të organizohet puna në të gjitha institucionet, vlerësoj se jo vetëm në vend, por edhe askund në botë nuk do të jetë si më parë, të paktën jo menjëherë pas përfundimit të këtyre masave restriktive që po vendosen jo vetëm te ne, por në shumë vende evropiane. Një pjesë e Komisionit për Sëmundje infektive do të punojë me përfaqësues të Odës Ekonomike që periudhën që vjen, që në momentin e vendosjes se masat duhet të ndërpriten, që besohet të jetë në fillim apo në mes të majit, është vështirë të konfirmohet se kur do të tërhiqen masat, do të funksionojmë me një orar më të ndryshëm nga ai që ishte deri më tani.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Epidemiologët vlerësojnë se aktualisht jemi në fazën e rritjes së numrit të personave të infektuar. Ata paralajmërojnë se do të analizohet nëse virusi ka qenë aktiv në vend, para se oficialisht të detektohet.
“Në kohë më të mira, më të lumtura, do të bëjmë një hulumtim, në të cilin do të mund të themi saktë nëse këto raste që janë të regjistruar në sezonin 2019-2020, kanë pasur simptoma të ngjashme me Kovid-19 dhe nëse testet që janë realizuar vetëm për influencë kanë këtë virus.”,- u shpreh epidemiologu, Zharko Karaxhovski.
Epidemiologet nuk e përjashtojnë mundësinë që virusi të kthehet sërish, por sipas tyre do të jetë me efekt më të vogël. Vaksinën për Kovid – 19 e presin pas 1 viti.
“Procesi i prodhimit të vaksinës është i gjatë. D.m.th. edhe sikur të përshpejtohet maksimalisht procesi, më së pakti duhet 12 deri në 18 muaj. Pra, para fundit të këtij viti nuk mund të pritet vaksina, sepse ajo duhet të kalojë disa analiza klinike, më pas ka tre faza të analizave klinike, në fund duhet të ketë shumë vullnetarë për të testuar, edhe efikasitet edhe siguri, sepse thjesht ka 0 për qind hapësirë për gabim me një faksinë.”,- u shpreh epidemiologu, Vlladimir Mikiq.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në vend ka shkuar në 828, ndërsa gjithsej 34 persona e kanë humbur jetën nga virusi Korona.
SANIJE DURAKU
