Botë

Shqipëri dhe Kosovë, rritet numri i të infektuarve me Covid-19

12.04.2020 18:19

Në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19...

Në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19, duke e rritur në 446 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Marjeta Dervishi, po ashtu bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 217.

Ndërsa në Kosovë janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 283 raste.

Ministria e Shëndetësisë menjëherë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të futet në karantinë.

VLORA LATIFI TOPOJANI