Mjekët nga Maqedonia do të trajnohen në Belgjikë

13.10.2014 15:40

Nënshkruhet memorandum-bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondacionit eminent “Hellker Bellgim”, me qëllim këmbimit të përvojave akademike dhe klinike, si dhe implementimin e teknologjive shëndetësore......

Mjekët e Maqedonisë do të trajnohen në qendrat mjekësore në Belgjikë, ku përveç mjekëve, në trajnim do të shkojnë edhe motrat medicionale, si dhe personeli mjekësor nga vendi, informon ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Dua të informoj se do të fokusohemi në bashkëpunimin me këta institucione që vijojnë, si: kardiokirurgjia, gjinekologjia, transplantimi, anesteziologjia, neurologjia dhe mjekësia interne. Gjithashtu do të mundësojmë që ekspertë të shëndetësisë nga ky institucion të vijnë dhe të mbajnë trajnime të ndryshme nëpër entet shëndetësore në vend, me qëllim përmirësimin dhe përvetësimin e profesionalizimit mjekësor”- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Kryetari i grupit të 7 spitaleve universitare, Jacques De Toeuf, theksoi se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm. Mjekët nga Maqedonia atje do të bëjnë më shumë praktikë, do të mësojnë metoda të reja prej kolegëve atje, që pastaj t’i përdorin në sistemin shëndetësor në Maqedoni. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)