ShBA - qendra e pandemisë, 20 mijë numri i viktimave nga Covid-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar Italinë me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë...

Të dhënat e fundit, të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, tregojnë se më shumë se 20 mijë njerëz në SHBA kanë vdekur.Pika e nxehtë vjen menjëherë pasi SHBA u bë vendi i parë që regjistroi më shumë se 2 mijë vdekje nga virusi në një ditë të vetme.
Me 529 mijë e 887 raste nga mbi 1.7 milionë infektime në gjithë botën. Ato pasohen nga Spanja me mbi 163 mijë e 27 dhe Italia me rreth 152 mijë.
Më shumë se 600 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, me një total prej 19 mijë viktimash që prej shpërthimit të virusit vdekjeprurës. Rritje pësoi dhe numri i rasteve të reja, ku në ditën e fundit u shënuan rreth 2 mijë të infektuar me Covid-19.
Ndërkohë, i vetmi raportim pozitiv nga Italia lidhet me pacientët e shtruar në terapi intensive që shënoi rënie.Në Nju Jorku që është epiqendra e pandemisë në SHBA, numri i vdekjeve u rrit me 777 duke e çuar totalin në më shumë se 7 mijë e 800.
Por zyrtarët e shtetit thanë që numri i pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv ka pësuar rënie për herë të parë që nga mesi i muajit marsit dhe po kështu edhe numri i atyre që shtrohen në spitale.
Nju Jorku regjistroi 290 pacientë të rinj brenda një dite të vetme, krahasuar me rritjen e përditshme prej më shumë se 1 mijë javën e kaluar. 710 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Britani të Madhe vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave kanë arriture në 10,585.
Vetëm në Angli vdiqën 657 persona. Në mesin e viktimave ishte edhe një person 26-vjeçar, i cili kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.
Në Uells vdiqën 18 persona dhe shifra e përgjithshme shkoi në 369. Mbi 5,900 persona dolën pozitivë në testin për koronavirus. Të shtunën në mbrëmje, në spitalet e Skocisë ishin 1,755 persona të shtrirë në spitale si të konfirmuar me koronavirus ose me simptoma të dyshimta.
Në Irlandën Veriore u shënuan 11 viktima të reja në 24 orët e kaluara dhe tash numri i përgjithshme i të vdekurve atje shkoi në 118 persona, shkruan “Daily Mail”.
Shifrat e reja u publikuan pas lajmit se kryeministri i vendit, Boris Johnson, është liruar nga spitali ku po qëndronte qe një javë pas përmirësimit të gjendjes. Britania e Madhe është ndër vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi pas Italisë, Spanjës dhe Francës.
Ajo ka më pak të infektuar se Gjermania, por shumë më shumë viktima. Autoritetet kineze i kanë raportuar për 24 orët e kaluara, u zbuluan 63 raste të tilla, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Deri më tani, Kina i ka shënuar 3,339 viktima dhe 82,052 persona të infektuar, shifra mjaft të vogla në krahasim me numrin e popullsisë dhe në krahasim me Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të BE-së.
