Maqedoni
Mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla mesatare lokale
13.04.2020 09:02
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare....

Do të fryjë erë perëndimore e mesatare, përkohësisht e përforcuar, në pjesët perëndimore, ndërsa përgjatë Vardarit erë juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 24 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e mesatare, përkohësisht e përforcuar juglindore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës deri 23 gradë.
Nën ndikimin e valës së lagësht të martën moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, veçanërisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes kur në disa vende do të kenë karakter më të vëllimshëm. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, e cila kah fundi i ditës do të ndryshohet në veriore dhe gjatë natës kah e mërkura do të kushtëzojë që reshje të borës përveç se në male të ketë edhe në disa vende më të larta.
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht i thatë, do të fryjë erë e përforcuar veriore e cila do të kushtëzojë rënien e temperaturës ditore. Prej të enjtes vijon periudhë e motit të ngrohtë dhe me diell.
