Mjekët: Haxhinjtë në gjendje të mirë shëndetësore
Haxhilerëve u është lëshuar vendim dhe ata janë të obliguar që nëse vërejnë ndonjë problem shëndetësor të paraqiten te mjeku.......

Në aeroportin “Aleksandri i Madh” dhe “Deve Bair”, janë të pranishëm ekipet e Inspektoratit Sanitar Shtetëror, por edhe ekipet e Qendrave të Shëndetit Publik, të cilët i presin qytetarët të kthehen nga kryerja e njërit prej 5 obligimeve islame, Haxhit, sepse ekziston rreziku i futjes së ndonjë sëmundjeje të rrezikshme, siç është edhe epidemia e “Ebolës”.
Haxhilerëve u është lëshuar vendim dhe ata janë të obliguar që nëse vërejnë ndonjë problem shëndetësor të paraqiten te mjeku.
Nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor thonë se të kontrolluarit janë në gjendje të mirë shëndetësore. 152 persona nga Shkupi, pas kthimit në shtëpi kanë vepruar në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë kryer kontrollin, ndërsa nga ata janë marrë analizat e sekrecioneve për të vërtetuar prezencën e “Malarias”.
“Rezultatet e para nuk dihen, do t’i presim në Qendrën e Shëndetit Publik, sepse analizat e sekrecioneve duhet të përpunohet. Por, gëzon fakti që deri më tani edhe në “Deve Bair” nuk janë gjetur njerëz me shenja të rritjes së temperaturës trupore, të vjella, pra nuk ka simptoma të sëmundjeve si “Kolera”, “Malaria” ose “Ebola””- deklaroi drejtori i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor, Xhevxhet Shaqiri.
Haxhilerët e kanë të ndaluar që prej atje me vete të marrin ushqim dhe ujë, i cili është i hapur, por atyre u lejohet ushqimi i cili është i konservuar mirë.
Grupi i fundit i haxhilerëve do të kthehet më 16 dhe 17 tetor, ndërsa ekipet e Inspektoratit dhe të Shëndetit Publik do të vazhdojnë me kujdestarinë 24 orësh nëpër këto dy pika kalimi. (Sanije Kasami, TVM2)
