Botë

1.8 mln të prekur në botë nga Covid-19, 75 mijë viktima në Europë, mbi 22 mijë në SHBA

13.04.2020 10:54

Rritet shifra e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid 19 në botë....

Rritet shifra e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid 19 në botë. Ajo ka arritur tshmë në 1,853,357 persona të prekur dhe 114.215 vdekje. Vetëm Evropa ka mbi 75,000 viktima deri më tani. Spanja raporton 166,831 të infektuar dhe 17,209 viktima. Italia numëron 156,363 persona të prekur nga virusi korona dhe 19,899 viktima.

Franca ka  132,591 persona të infektuar dhe  14,393 viktima. Gjermania ka 127,854 persona të prekur dhe 3022 viktima.Britania e Madhe raporton 84,279 persona të prekur dhe 10,612 viktima. Zvicra raporton 25 407 persona të infektuar dhe 1106 viktima. Belgjika ka 29 647 persona tëinfektuar dhe  3600 viktima. Holanda raporton 25587 të prekur dhe 2737 viktima. Turqia raportoi 56 956 persona të prekur dhe 1198 viktima.

Viktimat amerikane të pandemisë tejkalojnë shifrën e 22,000, një rritje prej mbi 1.500 në ditën e fundit. Rastet në Shtetet e Bashkuara arritën në 555,313.

Irani ka 71,686 persona të infektuar 4,474 kanë humbur jetën. Situata e viktimave në Ekuador është gjithnjë e më alarmante. Numri i rasteve në vend arriti në 7.466 me 333 të vdekur.

Në Kinë ndërkohë ka një valë të dytë infeksioni. Buletini i fundit i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë regjistroi të Dielën, 108 raste të reja, një rritje në krahasim me 99 një ditë më parë, dhe dy viktima. Nga këto, 98 janë raste kthimi  nga jashtë. Nga 10 të tjerët, tre u zbuluan në provincën Guangdong dhe shtatë në Heilongjiang, në kufirin me Rusinë. Vetëm në këtë krahinë janë regjistruar 49 raste pozitive nga Rusia. Në total, rastet në Kinë u rritën në 82.160, me numrin e vdekjeve në 3.341.

ERSAN PAJAZITI