Maqedoni
Vrasje në Shkup, djali e therr me thikë babain
13.04.2020 11:17
Me datë 12 prill shërbimet policore nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria të riun me iniciale D.A 24 vjeç...

Me datë 12 prill shërbimet policore nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria të riun me iniciale D.A 24 vjeç, pasi ka therrur me thike babin e tij, I cili më pas nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.
Sipas informaconeve të para të MPB-së, i riu disa here e ka goditur në gjoks babin e tij55 vjeçar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ndonëse ka tentuar të kërkojë ndihmë, nuk ka arritur deri tek mjekët pasi nga gjakderdhja e madhe ka ndërruar jetë. Vrasësi është arrestuar. Policia ka siguruar edhe mjetin me të cilin është kryer vrasja.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet për këtë tragjedi familijare.
