Ekonomi

Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denar, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë

13.04.2020 13:49

Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denar, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë...

Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denar, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, ndërsa për gjysmë denar lirohet vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
 
Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i shitjes me pakicë EUROSUPER BS-95, do të jetë 48,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 50,50 denarë.
 
Çmimi i EURODISEL (D-E V) nuk ndryshohet, gjegjësisht mbetet në nivel të njëjtë nga java e kaluar prej 45 denarë për litër.
 
Çmimi i ri i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 33 denarë për litër.
 
Rritje të çmimit ka edhe te shitja me pakicë të mazutit M-1 NS, për 2,136 denarë dhe një kilogram nga ky energens do të shitet për 20,106 denarë.