Maqedoni

Respektimi i orës policore, qytetarët: Nëse ka disiplinë, ka rezultate

13.04.2020 14:49

Pas ndalesës për lëvizje prej 61 orëve që filloi nga dita e premte e deri të hënën...

Pas ndalesës për lëvizje prej 61 orëve që filloi nga dita e premte e deri të hënën, edhe këtë ditë të parë të javës vërehej lëvizje e qytetarëve që kishin dalë t'i kryejnë detyrimet e tyre. Megjithatë Shkupi nuk kishte lëvizjen e tij të zakonshme e qytetarët në rrugë ishin të paktë. Të anketuar nga TVM, ata që kishin dalë thanë se mbështesin cdo lloj mase, vetëm e vetëm të kalojë sa më shpejt kjo pandemi.Orët e izolimit i shfrytëzuan  për punët brenda  shtëpisë, siç janë mirëmbajtjet e kopshteve dhe oborreve. Me sa mund të vërehet, më të lehtë e kishin ato që jetojnë në shtëpi rpivate.
 
"Nuk është problem nëse ka disciplinë. Kam oborr, mjell lule, kujdesem për mirmbajtje të kopshtit. Ke kohë edhe t'i kushtosh më shumë rendësi vetvetes".... 
 
"Mir kaluam në shtëpi,argëtohesha me mbesën time. Masat duhet patjetër të respektohen. Unë jam që të ketë masa, vetëm se të jenë efektive, sepse realisht po luftojmë me diçka të panjohur që nuk shihet dhe duhet të bëhet diçka"....
 
"Vlerësoj se duhet ti respektojmë masat sepse ato janë miratuar për të mirën tonë"....
 
"Në shtëpi nga njëra dhomë në tjetrën. Në kuzhinë përgadisim ushqime, shikon TV, pushon  dhe prap gjatë ditës së nesërme e njejta storied he kështu mbaron përralla."- thanë qytetarët për TVM.
 
Lëvizje gjatë orës policore e kanë të lejuar vetëm kategori të caktuara të qytetarëve të cilët kanë obligime të punës dhe posedojnë leje adekuate.