Maqedoni

Gostivar, priten rezultatet për 6 punonjës shëndetësorë

13.04.2020 15:08

Në Gostivar, këtë të hënë nuk ka raste të reja të regjistruara me Covid 19....

Në fundjavë u shënuan katër raste të reja, të premten dy dhe nga një rast të shtunën dhe të dielën, prej të cilëve tre ishin personel mjekësor. Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, tha se janë në pritje të rezultateve për 6 punonjës shëndetësor të testuar së fundmi. Sipas Jakupit, po merren të gjitha masat për mbrojtje të personelit mjekësor dhe nuk ka hapësir që të mbyllet ndonjë repart.
 
Spitali, punon vetëm me raste urgjente dhe punonjësit me sëmundje kronike dhe shtatzënat janë liruar nga puna. Hapësirat e jashtme të Spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit Publik në Gostivar do të pastrohen dhe dezinfektohen çdo ditë. Për këtë, ndërmarrja publike “Komunalec”, do të angazhojë ekip special që do të merret vetëm me higjienën publike në hapësirat e jashtme të këtyre dy institucioneve shëndetësore.
 
Nga Shtabi I Emergjencës I Gostivarit, u apelojnë qytetarëve të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve dhe mos dalin pa nevojë. Ndërkohë bizneset  kanë donuar në Kryqin e Kuq të Gostivarit mbi 400 pako ushqimore dhe higjienike për rastet sociale. Edhe një ndërrmarje kompjuterike dhuroi 55 kompjuterë për nxënësit e shtresve sociale që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin on-line
 
LULZIM KAMBERI