VMRO, të hiqet provimi i maturës shtetërore

13.04.2020 15:41

VMRO akuzon LSDM-në dhe qeverinë që në vend të ndihmës....

VMRO akuzon LSDM-në  dhe qeverinë që  në vend  të ndihmës, ato përmes dispozitave të reja  godasin  administratën dhe mësimdhënësit  me heqje të shtesave  për udhëheqje dhe mentorim,  në kohra kur  arsimtarët  kanë mbetur vetëm në ballafaqim me situatën e jashtëzakonshme. 

Sipas VMRO-së  për autoritetet arsimore në vend dispozitave të këtilla prioritare duhet të jetë  miratimi i I dekretit  për anulimin e provimit të matures shtetërore.

“Në kohë të mësimdhënies ku secili mësimdhënës, çdo shkollë kanë mbetur të menaxhojnë vetë punën e tyre e të gjinden ashtu si dijnë vetë, në një kohë kur në kushte të jashtëzakonshme, që nga fillimi, pa mbështetje nga ministria dhe qeveria,  vetë në mënyrë të pavarur u organizuan në forma të ndryshme të komunikimit të internetit, qe të mund të rrjedhë procesi arsmimor,  në kushtet kur edhe sot ka akoma presion ndaj mësuesve me kërcënime  të përditshme joreale nga inspektorati i shenjtë shtetëror - LSDM në arsim, mësimdhënësve u’a shkurton stazhin, kompensimet për udhëheqjen me klasën dhe mentorimit  në kushte të vështira. Në vend që qeveria, të miratojë dekret për anulimin e provimit të matures shtetërore,  ajo tani, përkundër  përpjekjeve të mësuesve  për të vazhduar mësimin në kushte të tilla, i godet në xhep mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesional në sistemin arsimor”  - tha Millka Trimçevska nga VMRO-DPMNE.