Shqipëri, shkon në 467 numri i të prekurve me “Covid-19”
Për herë të parë Shkodra ka tejkaluar kryeqytetin me 13 raste të konfirmuara me COVID 19....

Për herë të parë Shkodra ka tejkaluar kryeqytetin me 13 raste të konfirmuara me COVID 19. Pjesë e listës së të prekurve tashmë janë edhe dy femijë si edhe një personel mjekësor.
Raste të reja në 24 orët e fundit janë shënuar 21, ndërsa në total 467 raste. Gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve, dke e çuar numrin total në 232.
“Janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren” – tha Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico .
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka kërkuar qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social, pas vendimit për zgerimin e fashës orare të lëvizjes. (Luljeta Ndoka, TVM2)
