Aplikacion i ri “Stop Korona”, Mançevski: Jepen informata për kontaktet
Aplikacioni i ri “Stop Korona” i cili është i kapshëm për të gjithë përdoruesit e telefonave celularë....

Aplikacioni i ri “Stop Korona” i cili është i kapshëm për të gjithë përdoruesit e telefonave celularë të mençur do të identifikojë distancën e qytetarëve me personat e infektuar nga virusi korona.
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski njoftoi se me ky aplikacion më shpejtë ndërpret zinxhirin e përhapjes së virusit.
“Aplikacioni është rëdësishëm sepse u jep informata të shpejta ekspertëve shëndetësorë , se me kë ka qenë në kontakt personi i infektuar. Ndihmon që të informohen të infektuarit potencialë në mënyrë që tu jepen këshilla për vetizolim, testim apo shërim. Paraqet plotësim të masave të ministrisë për shëndetësi për dedektimin e të sëmurëve. Ndihmon në shkarkimin e punonjësve shëndetësor gjatë anketimit për kontaktet e të sëmurëve dhe normalisht parandalon përhapjen e Virusit Korona” – tha Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.
Aplikacioni i ri “Stop Korona”, FIlipçe: Lehtësohet puna e epidemiologëve
Aplikacioni i ri dukshëm do të lehtësojë punën e epidemiologëve tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Ky aplikacion dukshëm do ta lehtësojë punën e epidemiologëve pasiqë në një farë mënyre zëvendëson pyetësorin me të cilin punojnë ata. Me këtë vegël shumë lehtë do të arrihet deri te të gjitha kontaktet primare, mandje edhe të atyre për të cilët ndoshta vetë të sëmurët deri në atë moment nuk do të ishin në vetëdije” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ata porositën qytetarët që sa më masovikisht të instalojnë këtë aplikacion sepse kështu ndihmojnë në gjetjen e kontakteve dhe parandalimin e përhapjes së virusit. (Naim Ramadani, TVM2)
