Maqedoni

Covid 19, 4 viktima, 26 raste të reja infektimi

13.04.2020 16:32

Në klinikën e sëmundjeve ngjitëse në 24 orët e fundit ndërruan jetë katër persona....

Në klinikën e sëmundjeve ngjitëse në 24 orët e fundit ndërruan jetë katër persona. Bëhet fjalë për pacientë me forma të rënda të sëmundjes të moshës 79, 58, 63 dhe 67 vjet. Ndërkohë në klinikë janë pranuar edhe 3 pacientë nga gjithsej 26 rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit. Më tepër të infektuar të ri, gjithsej 11 ka në Kumanovë. Nga 4 ratse janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë, Prilep 3, Veles 2 ndërkaq në Koçani dhe Probishtip nga 1 të prekur. Prilepi, qyteti i tretë me 74 të prekur nga COVID 19 nuk parashikohet të vendoset në karantin.
 
“Masa më të rrepta nuk parashikojmë duke I pasur parasysh masat që janë në fuqi me vazhdimin e orës policore, ndarja e dy grupeve të popllatës, të moshuarve dhe të miturve. Konsiderojmë se nuk ka hapësirë për kufizime shtesë në Prilep apo ndonjë qytet tjetër apo komunë. Masat vetëm se duhet të respektohen dhe kjo do të mjaftojë.”- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
 
Së fundmi tre pacientë janë shëruar në Shtip. Klinka infektive në Shkup brenda dy ditëve pritet të përforcohet me vënien në përpdorim të spitalit mobil, pasi numri I të hospitalizuarve ka shkuar në 68, ndërkaq 8 janë të vendosur në aparat të frymëmarjes. Në spitalin 8 Shtatori janë të hospitalizuar 31 pacientë. Ministria e shëndetësisë është furnizuar me donacion të 20 mijë testeve. Në Dibër ku numri I të prekurve ka mbetur 49, ministria parashikon të bëjë testim të zgjeruar të popullatës. 
 
“Do të bëjmë një skrining tek 20 deri 30% nga numri i përgjithshëm i popullatës në rajonet ku masat kufizuese ishin të vendosura para shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme me çka duam që të vlerësojmë imunitetin e popullatës. Ky do të jetë një shembull i mirë se çfarë mund të presim në nivel të shtetit me kryerjen e sikrinigut.”- tha Filipçe.
 
Në vend gjithsej janë kryer 8 mijë e 552 teste. Në kryeqytet gjatë javës do të vehen në funksion edhe dy laboratorë për dhe numri I testimeve pritet të rritet në 100%. Brenda javës pritet të dihet se prej kur është I pranishëm virusi korona në vend, pasi të kompletohen informacionet nga mjekësia ligjore me obduksionin e trupit të të ndjerës nga Velesi si dhe të dhënat nga ministria e punëve të brendshme dhe prokuroria.
 
MERALE ISMAILI