Maqedoni
Orë e re policore, ndalesë lëvizjeje nga e premtja deri të martën
13.04.2020 17:36

Shtohen kufizimet për fundjavë për të shmangur grumbullimet enjerëzve gjatë festimeve të Pashkëve.
Ora policore e kësaj fundjave, do të fillojë të premten në ora 16 dhe do të zgjasë deri të martën në ora 5 e mëngjesit, ose gjithsej 85 orë ndalesë lëvizjeje, 24 orë më shumë se fundjava që lamë pas . Ora policore gjatë ditëve të punës do të vazhdojë të jetë si javën e kaluar, nga ora 16 deri në ora 5 e mëngjesit të ditës që vijon.
