Botë

Ministri i Financave Le Maire: Ekonomia e Francës do të tkurret me 8% këtë vit për shkak të pandemisë

14.04.2020 10:09

Ministri francez i financave, Bruno Le Maire tha se ekonomia e vendit pritet të tkurret me 8% këtë vit, shkruan CNN.

"Disa sektorë të tillë si hotelet dhe restorantet nuk do të jenë në gjendje të rifillojnë nga 11 maj për arsye të sigurisë shëndetësore kështu që papunësia e pjesshme do të zgjatet," tha ai.
 
Parashikimi pas njoftimit të presidentit Emanuel Makron të hënën në mbrëmje se Franca do të zgjasë masat e urgjencës koronavirus edhe për një muaj tjetër.
 
Në një fjalim drejtuar kombit, Makron tha se masat e rrepta do të mbeten në vend dhe kufijtë do të mbyllen deri më 11 maj.
 
Deri më tani në Francë janë shënuar 14,967 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 137,877 persona sipas statistikave nga universiteti John Hopkins./Ora News