Maqedoni

Mosrespektimi i orës policore në Hasanbeg, MPB arrestoi tre persona, banorët dalën në rrugë

14.04.2020 10:32

Arrestimi tre personave në Hasanbeg nga ana e organeve të rendit për shkak...

Arrestimi  tre personave në Hasanbeg nga ana e organeve të rendit për shkak të mosrespektimit të orës policore, ka shkaktuar revoltë tek banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit. Ata kanë dalë nëpër rrugët e lagjes për të kërkuar lirimin e tyre duke shkelur orën policore. Nga MPB thonë se do të ndërmerren të gjitha masat edhe kundër personave tjerë që nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes.
 
Nga MPB njoftojnë gjithashtu se dalja në rrugë e banorëve erdhi pasi policia mbrëmë rreth orës 22:00 privoi nga liria personat me inicialet V. M. - 19 vjeç,  nga Haraçina  S.R, 21 vjeç  nga Hasanbebu  dhe V. V. - 30 vjeç nga rruga “Alija Avdoviq” për shkak të veprës penale -mosrespektim të kufizimit të lëvizjes. Pas privimit nga liria, një grup i qytetarëve kanë dalë në rrugë në shenjë të protestës.
 
Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat janë liruar nga stacioni policor, ndërkaq grupi i qytetarëve është shpërndarë. Nga MPB kumtuan  gjithashtu se banorët kanë hequr dhe dëmtuar  barrierat e vendosura nëpër rrugë të cilat shërbejnë për  uljen e shpejtësisë së veturave gjatë vozitjes. Nga Bashkësia Lokale kanë thënë që Hasanbegu në parim ka respektuar orën policore megjithëse kanë bërë thirrje për  që pjesëtarët policorë të kenë kujdes në sjellje.
 
Në ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit njoftohet se 140 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. MPB njofton se nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim. Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 98 shkelje të orës policore, 67 persona janë arrestuar.