Botë

Rritet numri i personave me Covid-19, Kosova me masa të reja për lëvizje të kufizuar të qytetarëve

14.04.2020 10:58

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga Covid-19

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga Covid-19, në Kosovë ministria e shëndetësisë ka vendosur masa të reja për lëvizje të kufizuar të qytetarëve. Duke filluar prej sot marketet do të punojnë me orar të ri deri në ora 22:30.
 
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka njoftuar se qytetarët do të mund të dalin jashtë shtëpive për vetëm 90 minuta brenda ditës, në orë të caktuar në bazë të orarit sipas numrave të parafundit personal në letërnjoftim.
 
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Kosovë ka arritur në 377, 8 persona kanë humbur jetën  ndërsa 58 persona gjenden të shtruar për trajtim në klinikën infektive të Kosovës të cilët kanë gjendje të rënduar shëndetësore. Vendimi për vendosjen e masave më të rrepta  erdhën pas njoftimit për rritje të numrit të të infektuarve në Ferizaj dhe Gjilan si dhe pas vdekjes së një gruaje në moshë 39 vjeç nga Istogu.