Botë

Covid-19 në botë, afër 2 milion të infektuar, mbi 120 mijë të vdekur

14.04.2020 13:14

Virusi Korona COVID-19 ka shkaktuar 120 mijë e 863 viktima në të gjithë botën...

Virusi Korona COVID-19 ka shkaktuar 120 mijë e 863 viktima në të gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve arrin në rreth 2 milion, ndërsa 462 mijë e 31 persona kanë arritur të shërohen.

Madje nga Universiteti amerikan “Johns Hopkins”, vlerësojnë se numri i të prekurve mund të jetë shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. 

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 23 mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 500 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Në Itali deri më tani janë regjistruar 20,465 viktima ndërkohë 18 mijë e 56 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 14 mijë e  967 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka regjsitruar 11mij e 329 të vdekur dhe 89,571 të infektuar. Belgjika ka raportuar për 262 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, duke e rritur numrin e viktimave në këtë vend në 4mij e 157.

Belgjika radhitet vendi i pestë në Evropë për nga numri i viktimave, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 530 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 31,119.

Autoritetet e shëndetit publik në Kinë vendin e origjinës së virusit kanë regjistruar 89 raste të reja, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 82 mijë e 249.

Autoritetet kineze i frikësohen një vale të dytë sepse po kthehen shumë udhëtarë, duke u bërë një rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit.