Maqedoni

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Gjorçe Petrovit dhe Karposhit

14.04.2020 13:59

Për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara, nesër pa energji elektrike...

Për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara, nesër pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e disa pjesëve të komunave Gjorçe Petrov dhe Karposh.
 
Siç kumtuan na QTMK – Shkup, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e disa pjesëve të fshatit Kuçkovo, mbi manastirin Shën Gjergji.
 
Në periudhën nga 09:00 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga rrugët “Klenoec”, “Mramorec” dhe “Angel Dinev”./Mia