Maqedoni
Punimet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Ganiu: Kalldrëmet janë larguar në vitet e 70-ta
14.04.2020 16:48
Pas reagimeve rreth punimeve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu....

Pas reagimeve rreth punimeve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka sqaroi se bëhet fjalë për projektin “Promovimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër”. Ai thekson se aktivitetet ndërtimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nuk do të ndryshojnë autenticitetin e Çarshisë, por vetëm bëhet zëvendësimi i gurit të dëmtuar travertin me gurë të njëjtë. Sipas Ganiut, për këtë kanë marrë aprovimin nga të gjitha institucionet kompetente.
“Ky projekt i sanimit përveshin vendosjen e gurit me të njëjtin material si ai i mëparshmi. Traventin në sipërfaqe prej 1800 m2. Tek rruga e kalasë atje është me kalldrëme autentike, këtu e kemi një pjesë shumë të vogël, mund të them as 20 apo 30 metra katror në Çarshi. Në vitin 70 kur vendoset infrastruktura nëntokësore, kanalizimi dhe ujësjellësi hiqet kalldrëmi autentik dhe vendoset guri travertin që ne e kemi largu sot. Po atë gur e kemi marrë ta klasifikojmë, por ka edhe gurë që nuk mund të përdoren. Është vendosur beton dhe e ka humbur atë pamjen, por ne ata gurë do t’i klasifikojmë dhe do të vendosen në rrugën “Samargjievska”.”,- theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Ganiu njëherit bëri të ditur se është përpiluar rregullore për tarracat e lokaleve.
“Ne kemi përpiluar rregullore bashkë me qytetin e Shkupit dhe ato kriteriume do t’i nxjerrim, do të ketë vijë të kuqe deri ku kanë të drejtë të dalin restorantet, lokalet me tarraca dhe do të jetë e unifikuar për gjithë Çarshinë. Ne kemi evidencë, çdoherë që kemi parë ndërhyrje të paligjshme kemi informuar Ministrinë për Transport dhe Lidhje dhe organet e tjera.”,- theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Investimet në Çarshi kanë për qëllim ruajtjen e pamjes së lashtë, por edhe të krijohen kushte më të mira për afaristët dhe qasje më të lirë për vizitorët, thotë Ganiu. Projekti financohet nga BB përmes grandit me vlerë prej 600 mijë eurosh.
REJHANE BUSHI METAJ
