Botë
Shqipëri, regjistrohen tetë raste të reja me Covid-19
14.04.2020 18:47
Ka shkuar në 24 numri i viktimave nga Covid-19 ne Shqipëri, ndërsa gjatë 24 orëve...

Ka shkuar në 24 numri i viktimave nga Covid-19 ne Shqipëri, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një ulje e numrit të rasteve të reja, vetëm 8 të tilla.
Sipas Eugena Tominit nga Instituti i Shëndetit Publik, në total janë regjistruar 475 raste. Harta e të prekurve me virusin Korona është zgjeruar edhe me Kukësin.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka prezantuat fazën e dytë të ndihmës financiare, duke miratuar 400 dollarë për rreth 176 mijë punonjës të prekur nga pandemia.
LULJETA NDOKA
