Ndërprerje e furnizimit me ujë nesër në disa lokacione në Shkup
Shfrytëzuesit nga rr. “Brigada maqedonokosovare” pjesa nga rr. “Bosnje e Hercegovina”...

Shfrytëzuesit nga rr. “Brigada maqedonokosovare” pjesa nga rr. “Bosnje e Hercegovina”, qendra tregtare “Retail Point” dhe kazerma “Ilinden” nesër nga ora 9:00 nuk do të kenë ujë për shkak të kryerjes së lidhjes së ujësjellësit, informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimit nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Furnizimi me ujë nga ora 9:00 do të jetë në ndërprerje edhe për shfrytëzuesit nga rrugët “Milan Popoviq”, “Bedzhih Smetana” dhe një pjesë e “Orce Nikollov” për shkak të një defekti në tubacionin në rr. “Miladin Popoviq”.
Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” është kumtuar edhe se për shkak të kryerjes ndërhyrjes në punët e lidhjes së ujëshellësit për zonën e lartë dhe të ulët në rr. “Petar Acev” 7, ndërpritet furnizimi me ujë nga ora 9:00 në këtë rrugë.
Ndërprerjet e furnizimit me ujë do të zgjasin deri në përfundimin e intervenimeve./mia
