Botë

Francë/Kovid-19: Në 24 orët e fundit 762 raste të vdekjes

14.04.2020 22:03

Nga fillimi i epidemisë në Francë nga Kovid-19 e kanë humbur jetën 15.729 persona, gjegjësisht 762 raste të reja të vdekjes gjatë 24 orëve...

Nga fillimi i epidemisë në Francë nga Kovid-19 e kanë humbur jetën 15.729 persona, gjegjësisht 762 raste të reja të vdekjes gjatë 24 orëve, njofton korrespondenti i MIA-s.

Bilanci më i ri është prezantuar nga drejtori i përgjithshëm për shëndetësi Zherom Salomon, sipas të cilit nga të gjithë 15.729 viktima, 10.129 prej tyre ishin në spitale, ndërsa 5.600 në azilet e pleqve dhe institucionet sociale mjekësore.

Franca gjithashtu e kaloi pragun prej 100.000 të infektuarve (të testuar) me gjithsej 103.573 pozitivë të Kovid-19, gjegjësisht 5.497 raste të reja për 24 orë.

Në spitalet janë 32.292 persona (1.965 të pranuar të rin), ndërsa 6.730 pacientë janë në kujdes intensiv. Numri i personave të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv po zvogëlohet, ndërsa 28.805 persona janë shëruar.

Sipas drejtorit të përgjithshëm për shëndetësi, nga Kovid-19 me siguri janë infektuar 5 deri në 10 për qind të popullatës së Francës.

Ky numër është marrë me llogaritjen e të dhënave nga spitalet dhe nga mjekët e mjekësisë së përgjithshme./mia