Maqedoni

Parashikimi i motit

15.04.2020 09:00

Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje ku në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Gjatë pasdites vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët.
 
Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mbeten thuajse konstante në mesditë duke luhatur vlerat nga 0°C deri në 16°C.
 
Në Shkup paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite vranësira do të ulet. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 4°C, ndërsa ajo e ditës deri në 14°C.