Maqedoni
Ora policore, MPB: Vetëm 44 qytetarë nuk respektuan ndalesën
15.04.2020 11:36
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 44 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit...

Shënohet ulje e numrit të qytetarëve të pandërgjegjshëm që lëviznin gjatë orës policore. Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit policia ka evidentuar vetëm 44 qytetarë të cilët pa arsye dhe nevojë policia i ka kapur jashtë vendbanimeve të tyre.
“Sipas të dhënave të MPB-së gjatë 24 orëve të fundit, gjëgjësisht gjatë periudhës 14/15 prill, është evidentuar se gjithsej 44 persona në gjithë territorin e vendit , nuk e kanë resdpektuar ndalesën e lëvizjes. 31 prej tyre janë shoqeruar në stacionet policore, ndërsa të tjerëve, u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa adekuate”, thuhet në komunikatën e MPB-së
Në 24 orët e fundit MPB shqiptoi 110 vendime për izolim, ndërsa janë nënshkruar edhe 129 deklarata për vetë-izolim. MPB poashtu vazhdon kontrollimin e detyrueshëm policor të personave që ndodhen në izolim dhe vetë-izolim ku brenda 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë parregullësi në lidhje me respektimin e kësaj mase. Në ndërkohë edhe gjatë kësaj jave do të vazhdoj kthimi i qytetarëve tanë me fluturime të organizuara nga shteti ku deri tani në vendlindje janë kthyer mbi 3.000 qytetarë, të cilët kishin mbetur në vendet e huaja.
REXHEP QAMILI
