Ekonomi
DAP: Ulet pagesa e TVSH-së, kompanitë presin ndihmë
15.04.2020 14:59
Me fillimin e gjendjes së krizës si pasojë e virusit korona...

Me fillimin e gjendjes së krizës si pasojë e virusit korona vërehet edhe ulje e të ardhurave tatimore. Nga DAP informojnë se të ardhurat e përgjithshme janë ulur për 12% në krahasim me vitin e kaluar. Ndërsa në fillimin e muajit prill është shënuar ulje për 79% sa I përket pagesës së TVSh-së.
“Në muajin mars kemi ulje në krahasim e vitin 2019 për 12.28%, kurse në aspekt të planit kemi ulje prej 24%. Në periudhën janar- mars të ardhurat e pëgjithshme nga tatimet që janë mbledhur nga an e DAP-it është 19 miliardë denarë. Kemi ulje të TVSh-së në muajin mars.”- tha Sonja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.
Shteti do t’i lirojë të goditurit nga kriza prej tatimit të vlerës së pagesës paraprake të tatimit personal, por edhe pagesës paraprake të tatimit të fitimit për muajt mars, prill dhe maj të këtij viti. Kjo sipas Llukarevskës do t’i ndihmojë kompanitë që të përballen me lehtë me këtë gjendje.
“Për të shfrytëzuar këtë të drejtë obliguesit duhet ti plotësojnë kushtet e mëposhtme. Të mos paguajnë dividentë të pronarëve, fitim të suksesit të biznesit ose tjetër lloj të shpërblimit vjetor për të punësuarit ose të organeve të administrimit ose mbikëqyrjes së obliguesit tatimor nga dita e hyrjes në fuqi të dekretit me fuqi të ligjit deri në ditën e zgjatjes së lirimit, gjegjësisht 15 qershor të vitit 2020. Gjithashtu, të mos e ulin numrin e të punësuarve të vlerësuar deri më 26 mars deri në 3 muaj pas ndalimit të vlefshmërisë së saj përveç në rastet e vdekjes, pensionimit ose largimit nga ana e të punësuarve.”- tha Llukarevska.
Nga DAP informojnë se subvencione të kontributeve për rroga më të mëdha kanë kërkuar 27.876 punëdhënës për mbi 150 mijë të punësuar, në vlerë prej 787 milion denarë.
ERSAN PAJAZITI
