Shqipëri, 25 viktima, 494 të prekur, 251 të shëruar
Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në Shqipëri nga COVID 19...

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në Shqipëri nga COVID 19. 90-vjeçari nga Fieri prej 11 ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa mësohet se vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo e con numrin e vitkimave në 25.Gjatë 24 orëve të fundit kurba e të infektuarve pësoi sërish rritje, ndërsa në listën e rasteve të reja bën pjesë edhe personeli mjekësor.
“Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor. Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje” – tha zv.Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Mira Rakacolli.
Teksa numri i personave të shtruarve është ulur, në shërbimin infektiv vihet re rritje e numrit të pacientëve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, numrin e të shëruarve nga COVID-19 ka shkuar në 251. (Luljeta Ndoka, TVM2)
