Maqedoni

Kumanovë, Dimitrievski: Të veprohet në mënyrë restriktive

15.04.2020 15:59

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar numri më i madh i të të prekurve nga Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar numri më i madh i të të prekurve nga Covid-19 deri më tani në Kumanovë, gjithsej 27, duke e çuar në total numrin 263-të. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të prekurve, në Kumanovë qëndruan kryeministri Oiiver Spasovski dhe zv. Kryeministri Bujar Osmani të cilët nga Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë, u njohtuan për situatën dhe për kërkesat e shtabit për karantinim të kontrolluar të Kumanovës.
 
"Komuna e Kumanovës për momentin sipas përqindjes së numrit të banorëve ka më së shumti persona të prekur nga Covid-19 në vend. Andaj më se e nevojshme është që të veprohet në mënyrë restriktive, që të pengohet piku më i lartë i pandemisë me numër shumë më të madh në Kumanovë."- tha pos tjerash kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski.
 
Osmani: Shqyrtojmë kërkesat për masa më radikale
 
"Jemi duke i shqyrtuar seriozisht kërkesat e Komunës për masa më radikale, për shkak se Kumanova po shihet se në kokë banori ka numrin më të madh të të infektuarve. Kemi edhe personelin mjekësorë që është i infektuar dhe do të duhet të marrim masa dhe të marrim shembull ndoshta edhe nga qyteti i Dibrës, ku tani më disa ditë nuk ka të infektuar, por kjo do të del nga takimi i Shtabit komunal tani. Iu garantoj qytetarëve se me funskionim të përbashkët do t’ia dalim shumë shpejt t’i kthehemi jetës normale."- tha ndër të tjera Zv. Kryeministri Bujar Osmani.
 
Spasovski: Për momentin nuk ka nevojë për karantinë 
 
"Kemi kërkesa nga më tepër Shtabe komunale të krizës, jo vetëm nga Kumanova për aplikimin e Karantinës. Mirëpo duhet të dihet se vendimet i sjellim në bazët të rekomandimeve të Komisioni për shëndetësi dhe epidemiologëve, dhe atëherë kur është e domosdoshme. Si Qeveri jemi të obliguar ti dëgjojmë profesionistët. Atë që e thonë mjekët dhe kur ata vlersojnë se duhet bërë  atëherë edhe e bëjmë bashkarësisht."- tha pos tjerash kryeministri Oliver Spasovski.
 
Në Kumanovë po ndërmirren masat të shumta për dezinfektimin e hapsirave të institucioneve shtetërore si dhe të të gjitha rrugëve në qytet dhe lagjet periferike.
 
FATLUM AQIFI