Inspektorët vazhdojnë kontrollet, mbyllen 5 hotele, higjienë e dobët në 19 objekte
1319 inspektime janë kryer për një javë nga 6 inpektoriatet shtetërore...

1319 inspektime janë kryer për një javë nga 6 inpektoriatet shtetërore. Vetëm Inspektorati shtetëror i tregut ka realizuar 514 kontrolle, kryesisht në objektet hotelerike dhe për të kontrolluar rritjen eventuale të cmimeve të produkteve ushqimore në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme.
Pas kontrolleve dhe shkeljeve të vërejtura janë mbyllur hotelet ku janbë vërejtur shkelje, janë shqiptuar edhe 60 vendime për ndalesë të 60 makinave të kafenesë të cilat funksionojnë në pikat e karburantit.
“Janë mbyllur gjithsej 5 objekte hotelierike, të gjitha në Shkup. Shumica e tregtarëve respektojnë vendimet për çmimet e ngrira, dhe atyre që kanë parë një rritje u kërkohet të kthejnë çmimet që nga 11 Marsi… Për disa afaristë janë lëshuar 19 vendime për higjenën e dobët të përgjithshme. Inspektorati Shtetëror i Punës ka kryer 446 kontrolle dhe miratoi 7 vendime dhe 9 indikacione për punëdhënësit që nuk vepruan sipas rekomandimeve të Qeverisë" – tha Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të tregut, Magdalena Filipovska Grashkoska.
Në vendet ku janë kryer kontrollet mgjithatë nuk janë marrë brise. Nga inspektorati sanitar i shëndetesisë thonë se kjo gjë nuk është nën kompetencat e tyre.
“ISSH nuk ka nën kompetencat e tyre marrjen e briseve në vendet ku kryhen kontrollimet. Mesazhi ynë tek të gjithë ka qenë i njejtë, që vetëdija dhe ndërgjegjësimi është shumë I nevojshëm nga cdo qytetarë vec e vec dhe atë vazhdimisht po e përsërisim. Një pjesë të përgjegjësisë për higjienën dhe relizimin e rekomandimeve mban edhe vetë subjekti. Kjo është luftë e përbashkët, dhe nuk duhet të kemi kujdes vetëm përshkak të kontrolleve” – deklaroi Irinka Sotirova nga Inspektorati Sanitar –Shëndetësor.
Shërbimet e inspektimit me të gjitha vështërësitë vazhdojnë të punojnë në terren, dhe parregullsitë dhe mosrespektimi i masave dhe rekomandimeve të qeverisë do të sanksionohen rëndë pa përjashtim. (Fitim Kryeziu, TVM2)
