LSDM, firmat të shfrytëzojnë subvencionet

15.04.2020 17:06

LSDM fton kompanitë që shfrytëzojnë masën për përkrahje financiare prej 14.500 denarë për punëtor....

LSDM fton kompanitë që shfrytëzojnë masën për përkrahje financiare prej 14.500 denarë për punëtor. Aplikimi bëhet përmes Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Pas miratimit të aplikoacionit, mjetet do të paguhen më së voni deri më datën 13 të muajit përkatës ndërsa pagesa e rrogës së të punësuarve do të bëhet më datë 15, për muajin paraprak. Kusht për shfrytëzimin e kësaj mase është që kompania të mbaj numrin e njëjtë të të punësuarve deri në qershor të këtij viti.

“Luftojmë për çdo vend pune, për çdo punëtor, që të ruajmë vendet e punës dhe të sigurojmë të ardhura për çdo njeri. Një instrument tjetër për të ndihmuar dhe përkrahur ekonominë janë edhe kreditë pa interest ë cilat u janë vënë në dispozicion ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Për këtë masë, komapniët kanë interes të madh.” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Konstadin Konstadinov.

VMRO, subvencione për transportuesit

VMRPO DPMNE me propozim masa të reja për transportuesit. Kërkon 50% subvencionim për rrogat, heqjen e pagesës rrugore dhe kthimin e shpejtë të TVSh-së.  

“Në të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe vendet fqinje meratohen masa për zvogëlimin ose pezullimin e pagesës së tatimeve për të ruajtur kushtet minimale për ekzistencë të qytetarëve, të cilët pa patur faj do rrinë në shtëpi dhe do t’i mbyllin bizneset, që pas mbarimit të izolimit total, hap pas hapi do të fillojnë nga e para bizensin. Në vend të flluskave boshe presim zgjidhje reale dhe ndihmë për të gjithë.” – deklaroi Vladimir Neloski nga VMRO DPMNE.

VMRO propozon që tarnsportuesit të subvencionohen me 5 denarë për litër karburant; subvencionim 50% për mjetet që paguhen për rrugë dhe auto-përgjegjësi, për të gjithë autobusët dhe kamionët, deri në fund të vitit, si dhe vazhdimi i afatit për regjistrimin e automjeteve, për aq kohë sa do zgjasë gjendja e jashtëzakonshme. (Shpëim Nuredini, TVM2)