“Covid-19”, 66 të infektuar të ri, gjithsej 974

15.04.2020 18:03

Regjistrohen edhe 66 raste të reja me "Covid-19".....

Regjistrohen edhe 66 raste të reja me "Covid-19". Më së shumti në Kumanovë, 27 të infektuar dhe Shkup 10. Numri i të prekurve shkon 974 të prekur nga pandemia. Për herë të parë sot virusi korona përhapet edhe në Negotinë, me dy të infektuar.

Bilanci i të shëruarve shkon në 98 pasi edhe 12 të prekur të cilët po shëroheshin në kushte shtëpiake tanimë janë shëruar nga “Covid 19”.

Numri i viktimave shkon në 45, pasi rezultoi pozitiv edhe testi i pacientes 76 vjeçare nga Shkupi e cila para dy dite ndërroi jetë në spitalin ‘8 Shtatori’.

Në klinikën për sëmundje ngjitëse në Shkup nuk janë pranuar pacientë të tjerë, ndërkaq atje po kurohen 57 persona. Prej tyre 14 janë të vendosur në aparat të frymëmarjes.

Në spitalin ‘8 Shtatori’janë pranuar edhe 6 pacientë, ndërkaq numri i  përgjithshëm i të hospitalizuarve është 34. Gjashtë pacientë janë të vendosur në aparat të frymëmarjes, ndërkaq 8 të tjerë me pasqyrë të rënduar shëndetësore.

Në spitalin rajonal të Manastirit janë hospitalizuar 5 pacientë. këtu pritet të mbërrijë edhe një pacientë nga Ohri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 500 teste të virusit korona, ndërkaq gjithsej afër 10 mijë. (Meral Ismaili, TVM2)