Ambasada e SHBA-së me donacion të pajisjeve mbrojtëse mjekësore u kyçën në luftën kundër “Covid 19”
Personeli mjekësor që lufton për çdo ditë për të fituar betejen e pacientëve...

Personeli mjekësor që lufton për çdo ditë për të fituar betejen e pacientëve të prekur nga virusi “Covdi-19” tani më tutje kanë në dispozicion pajisje të reja mbrojtëse mjekësore.
SHBA ishin ato që dhanë një pjesë e donacionit të paralajmëruar në vlerë prej 1 milion dollarëve në pajisje mbrojtëse për punonjësitë mjekësor të cilët do tu nidhmojë në mbrojtjen e shëndetit gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Zëvendëskryeminsitri i qeverisë për çështje evropiane Bujar Osmani, i cili njëherit është koordinues kombëtar për shpërndarjen e gjitha ndihmave që vijnë nga jashtë, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambadaroja e SHBA-ve Kate Byrnes, theksuan rendësinë e kësaj dhe çdo ndihme tjetër që vjen në kohën e pandemisë.
“Ky donacion është një nga mënyrat që bashkë me NATO-n dhe parnterët evropian punojmë të bëjmë partneritet të mirë për të luftuar “Covid-19”. Materialet që kami donuar ministrisë së shëndetësisë do të ndihmojnë punonjësitë mjekësor dhe profesionistët tjerë që janë në frontin e parë sepse ne të gjithë i kemi borxh atyre për kontributin që po japin në shpëtimin e jetëve dhe në parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi” – tha Ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Kate Marie Byrnes.
“SHBA edhe njëherë drejtëpërdrejt në ndihmë me atë që është më e nevojshme për të luftuar pandemin. Dua faliminderoj ambasadoren e kësaj ndihme që është shumë e nevojshme për puntorët shëndetësor krysisht pjesën e skafanderëve të cilat i mbron ata nga konakti i drejtëpërdrejtë për shkak se për fatë të keqë ne kemi një situate me mbi 12 % të afektuarëve të cilët janë me puntorët shëndetësor cilat janë pozitiv” – u shpreh Zv.Kryeministri për Çështje Europiane, Bujar Osmani.
“Dua ti faliminderoj ambasadorës amerikane Kate Marie Byrnes për këtë ndihëm me të cilën konsiderueshme rritet sasia e materialeve mbrojtëse shëndetësore, rezervën me të cilën disponojmë për momentin të cilët do ta shfrytëzojnë punonjësitë mjekësor” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Fillipçe.
SHBA do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme të nidhmojnë vendin për të balalfaqur me sukses me covid-19. (Rexhep Qamili, TVM2)
