NATO, aleatët shqyrtojnë gjendjen me pandeminë

15.04.2020 18:17

NATO do të vazhdojë të ndihmojë në vendin e duhur...

NATO do të vazhdojë të ndihmojë në vendin e duhur  dhe kohën e duhur për shpëtimin e personave të prekur me Covid 19-të.

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare nëpërmjet një video-konference kanë shqyrtuar masat të cilat aleatët  po i ndërmarrin për tu përballur me pandeminë ndërkohë që janë dakorduar për masa të reja dhe mbështetje të institucioneve civile me qëllim që kriza shëndetësore të mos shndërrohet në krizë sigurie. Ministrat kanë raportuar për gjendjen në vendet e tyre si dhe masat që po i ndërmarrin në nivel nacional. 

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka raportuar gjendjen me virusin korona në vend dhe masat që po ndërmer Qeveria për parandalim të përhapjes së tij. Njëherit, ministrja ka falënderuar  edhe për ndihmën nga vendet anëtare të NATO-s si SHBA-në, Turqinë, Norvegjinë, Mbretërinë e Bashkuar, Republikën Çeke, Hungarinë, Holandën, Slloveninë dhe Bullgarinë si dhe ka afruar  bashkëpunim më të afërt të vendit tonë me KFOR-in në planin e pakësimit të pasojave nga përhapja e infektimit.

Që nga fillimi i pandemisë NATO është e kyçur në planifikimin dhe logjistikën e masave me ndërtimin e siptaleve mobile, transportiimin e pacientëve, kthimin e qytetarëve nga vende të tjera, dezinfektimin e hapsirave publike dhe vendkalimeve kufitare. Aleatët kanë shqyrtuar edhe mundësitë e bashkëpunimit të aleancës në kushte të pandemisë. (Naim Ramadani, TVM2)