“Covid 19”, mbi 2 mln të prekur, mbi 485 mijë të shëruar

15.04.2020 19:18

Numri i të infektuarve në nivel botëror me Covid 19...

Numri i të infektuarve në nivel botëror me Covid 19 është rritur në 2 milion e 4 mijë e 989 persona. Prej tyre kanë vdekur 126. 830, ndërsa janë shëruar 485 362.

Vendi më i prekur vazhdon të jetë  SHBA, me 614 246 raste dhe mbi 26. 064 të vdekur. Pas dy ditësh rënie, atje u  regjistrua sërish një rekord të errët prej më shumë se 2 200 të vdekur në 24 orë.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po ndal fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit, në mes të pandemisë globale të koronavirusit duke akuzuar OBSH-në për keqmenaxhimin e përhapjes së virusit korona.

Pas SHBA-së, për nga numri i të infektuarve në Europë prin Spanja me 177 633 dhe mbi 18 000 të vdekur. Numri i të infektuarve në Spanjë është rritur për 5,100 në 24 orët e fundit. Kjo është rritja më e madhe e kësaj shifre në pesë ditët e fundit.

Listën e tre vendeve të para e mbyll Italia, me 162 488 raste dhe mbi 21 067 viktima.

Franca renditet e katra me 143.303 persona të infektuar  dhe 15.729 viktima.Vijon Gjermania me 132,210 persona të prekur me “Covid-19” dhe 3495 viktima.

Shtetet federale Gjermane, pak para takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e masave për luftë kundër  përhapjes së virusit Korona deri në fillimi të muajit Maj.

Të martën Gjermania shënoi numrin më të madh të rasteve të vdekjes që nga fillimi i pandemisë , me  285 të vdekur në 24 orë.

Britania e Madhe raporton 93,873 persona të prekur dhe 12,107 viktima. Në Turqi, raportohen 65.111 persona të prekur dhe 1403 viktima. Në Belgjikë, 31 119 persona të infektuar, 4157 viktima.

3.388 raste të reja u raportuan në Rusi gjatë 24 orëve të fundit, për një total prej  24.490 mijë personash të prekur. Numri i vdekjeve arriti në 198, prej tyre 28 në 24 orët e fundit.

Në Iran, 74,877 persona të infektuar 4,683 kanë humbur jetën. Japonia e cila tesoton vetëm personat me simptome deri më tani ka regjistruar 8000 të infektuar dhe afër 200 të vdekur.

Njësoj si vendi ynë edhe Serbia vendosi  Karantinë 80 orëshe për Pashkë për të parandaluar infeksionet e mundshme. Kina raporton 46 raste të reja me korona dhe një humbje jete në 24 orë.

Teksa presim lehtësimin e masave në javët e ardhëshme, shkencëtarët e Harvardit paralajmërojnë se kur të hiqen masat fizike të distancimit virusi do të kthehet dhe përsëri do të përbëjë një kërcënim të rrezikshëm për shëndetin publik. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)