Maqedoni
TVM2 filloi transmetimin e programit 24 orë
16.04.2020 11:05
Sot është një ditë e veçantë për TVM2. Servisi i Dytë Programor në 53 vjetorin e themelimit të tij...

Sot është një ditë e veçantë për TVM2. Servisi i Dytë Programor në 53 vjetorin e themelimit të tij, fillon programin 24-orësh në gjuhen shqipe. Me këtë po dëshmohet se edhe në kohë të vështira, kur e gjithë bota përballet me pandeminë Covid-19, mund të ndodhin edhe gjëra të bukura, aq më tepër kur si asnjëherë më parë, po dëshmohet roli i rëndësishëm i Servisit Publik në emetimin e programeve jo vetëm informative, por dhe edukative, mësimore dhe zbavitëse, që janë karakteristikë e serviseve publike. Kjo vërehet edhe me emisionin “TV Klasa”, që po luan një rol të jashtëzakonshme për fëmijët në këtë kohë pandemie.
Gorenca: TVM2 përmbushi më në fund rolin e tij
Kryeredaktorja e Servisit të Dytë Programor, Migena Gorenca, në intervistën për emisionin “Mirëmëngjesi” në TVM2, tha se është dita më e madhe në 54 vitet e fundit për të punësuarit në TVM2, por dhe për të gjithë shqiptarët e vendit, e që vjen në një periudhë të jashtëzakonshme. Tani e tutje u mbetet gazetarëve, redaktorëve dhe gjithë stafit teknik, qe të dëshmojnë vlerën, shkëlqimin dhe kapacitetin e plotë që ka servisi publik. Të ndjekim një pjesë që e kemi shkëputur nga intervista.
