KOSOVË

Jahjaga: Kriza po lëkund partneritetin ndërkombëtar

13.10.2014 20:02

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ua ka bërë me dije liderëve të partive politike parlamentare, gjendjen në të cilën ndodhet vendi aktualisht dhe rrezikun nga kriza jo vetëm institucionale e politike, por mbi të gjitha buxhetore dhe financiare.......

Në një përgjigje zyrtare dërguar radios Evropa e Lirë, shefi i stafit në kabinetin e presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë gjithashtu se “presidentja ka shfaqur shqetësimin e thellë që për shkak të paaftësisë për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në vend, po lëkundet partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti me partnerët strategjikë në fushën e sigurisë”.

Vllahiu tha se presidentja Jahjaga pret në ditët në vijim “që liderët e partive politike parlamentare të reflektojnë mbi gjendjen e krijuar dhe të vijnë me propozime shumë konkrete për daljen nga situata e krijuar”.