NQP: Transporti publik nesër prej orës 5:00 deri në orën 9:00 dhe prej 13:00 deri në orën 16:00, por me itinerar të së dielës
NQP kumtoi se nesër (17 prill) transporti publik do të realizohet në dy ndërrime...

NQP kumtoi se nesër (17 prill) transporti publik do të realizohet në dy ndërrime, prej orës 5 deri në orën 9, e më pas prej orës 13:00 deri në orën 16, por sipas itinerarit të së dielës.
Shembull për rishikim, në pajtim me itinerarin e së dielës, linja 5 fillon të qarkullojë prej orës 5:10, më pas realizohen të gjitha terminet deri në terminin e fundit në orën 9:00, përkatësisht 5:35, 6:00, 6:25, 6:43, 7:01, 7:19, 7:37, 7:55, 8:13 dhe 8:31, më pas vazhdon 12:43, si termin i parë i cekur prej orës 13:00, më pas 13:01, 13:19, 13:37, 13:55, 14:13, 14:31, 14:49, dhe i fundit i cekur para orës 16:00, 15:07
Nesër do të jenë kujdestare dy pikat shitëse të biletave dhe një qendër për personalizim. Prej orës 7:20 deri në orën 14:00 do të punojnë pikat shitëse të biletave në Tregun e Gjelbër dhe në Gjorçe Petrov, ndërsa në periudhën e njejtë do të jetë e hapur edhe qendra për personalizim në Qendrën e transportit.
Shërbimet e NQP Shkup mund të blihen edhe në mbi 100 trafika dhe markete, pjesë e rrjetit sekondar shitës të NQP Shkup.
Në pajtim me vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes të të gjithë qytetarëve në periudhë prej orës 16:00 të premten, e deri në orën 5:00 të martën (21 prill), transporti publik nuk o të funksionojë. Në periudhën e njejtë të mbyllura do të jenë të gjitha pikat shitëse të biletave dhe qendrat për personalizim të NQP SHkup, qëndron në kumtesë.
