Maqedoni

Dimkovski: Zgjatet afati për qiranë e tokës shtetërore

16.04.2020 17:42

Qeveria miratoi dekret për zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë shtetërore për tokën bujqësore...

Qeveria miratoi dekret për zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë shtetërore për tokën bujqësore shtetërore deri më 12 nëntor 2020, do të thotë afati është zgjatur për tre muaj e gjysmë, bën të ditur ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski.

Ai tha se pezullohen të gjitha thirrjet publike për paraqitjen e projekteve dhe për zbatimin e investimeve të programeve nacionale dhe programit IPARD 2.

Gjithashtu për shkak të dinamikës së zvogëluar të kontraktimit të kontratave për prodhimin dhe blerjen e duhanit për korrjen e vitit 2020 në muajin mars, afati për kontraktimin e kontratave të lidhura nga prodhuesit e duhanit, me blerës të regjistruar të duhanit, shtyhet deri më 30 prill.

“Qëllimi është t'ju mundësohet fermerëve që së pari të sigurojnë të ardhura nga shitjet dhe më pas ta paguajnë qiranë për tokën bujqësore në pronësi të shtetit. Për shkak të pandemisë, këtë vit eksporti i qengjave po zhvillohet me intensitet të zvogëluar. Fermerët të cilët janë të vetëpunësuar dhe janë regjistruar në bazë të Ligjit për Shoqëritë Tregtare do ta kenë mundësinë të përdorin një pjesë të paketës ekonomike të masave si mbështetje financiare prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj.”,- u shpreh ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski.

Dimkovski njëherit u bën thirrje qytetarëve që të blejnë produkte vendore.

REJHANE BUSHI METAJ