Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: 107 të infektuar të rinj dhe një viktimë nga Kovid-19

16.04.2020 18:03

107 persona rezultojnë të infektarve me virusin korona në 24 orët e fundit...

107 persona rezultojnë të infektarve me virusin korona në 24 orët e fundit, nga gjithësej 660 të testuar bëri të ditur në prononcimin për media nga shtëpia e tijë për shkak të izolimit, minsitri I shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai sqaroi se Kumanova sërisht është qyteti me më shumë të infektuar,  44 persona, në mesin e të cilëve edhe kryetari I kësaj Komune, Maksim Dimitrievski dhe dhjetë anëtarë të shkabit të krizës.

Në Shkup ka 28 të infektuar, Dibër 2, Shtip 1, në Prilep 11, Tetovë 5, në Strugë 1 i infektuar, Veles 4, në manastir 6, Kavadar 1 dhe Gostivar 2 të infektuar.

“Numri I të sëmurve nuk duhet të na befasojë fare është numër që e prisnim duke e pasur parasyshë se po shkojmë drejtë pikut të numri të personave të infektuar në dy javët që janë apra neshë.Ky është edhe një moment që të apeloj te qytetarët ti respektonë të gjitha masat dhe rekomandimet me qëllim që të pengohet përhapja e mëtejme e virusit. Me këtë numri I përgjithshëm I të infektuarve në vendin tonë arrinë në 1081, deri tani kanë vdekur 46 persona, janë shëruar 121 pacient, ndërsa numri I të sëmurve aktiv është 914”, u shpreh minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Në klinikën infektive ka humbur betejën me këtë sëmundje një 50 vjeçar nga struga I cili ishte I hospitalizuar me 27 mars. Sa I përket pranisë në mbledhjen e shtabit të krizës në Kumanovë, Minsitri tha se nuk kanë qenë të informuar se janë testuar disa anëtarë të shtabit të krizës.

“Lidhur me vizitën në Kumanovë ne nuk kishim informacione se një pjese të anëtarëve të shtabit të krizës u është marr bris dhe prisnin rezultate për kovid 19. Po ta denim këtë do të organizoheshim ndryshe”, theksoi Filipçe.

Poashtu minsitri i shëndetësisë bëri të ditur se deri më tani në vend janë kryer gjithsejt 10 mijë e 422 teste për Kovid 19.

SANIJE DURAKU