Shqipëri, rritet në 518 numri i të infektuarve
Ka shkuar në 26 numri i viktimave në Shqipëri, pasi një 64-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve...

Ka shkuar në 26 numri i viktimave në Shqipëri, pasi një 64-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga virusi Covid-19 dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërsa numri i rasteve të të infektuarve është rritur në 518. Harta e të prekurve është zgjeruar dhe me Mallakastrën, ndërsa Shkodra mban vendin e dytë pas Tiranës për numrin e të infektuarve, me 83 raste.
Gjatë seancës plenare, e para pas shpërthimit të pandemisë, janë miratuar ndryshimet në kodin penal, sipas të cilave, kush thyen karantinën dënohet deri 8 vjet burg.
Kryeministri, Edi Rama, i quajti ndryshimet të domosdoshme dhe kritikëve iu përgjigj se nuk kishte gabuar në menaxhimin e situatës së Covid-19.
Nga mesdita ka nisur edhe aplikimi për riatdhesimin e personave të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë. Karantina për 14 ditë në hotel do t’u kushtojë së paku 200 euro, bashkë me çmimin e biletës.
LULJETA NDOKA
